Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 10:10

Video/ Nis vaksinimi masiv te sheshi ‘Skëndërbej’

Paraditen e sotme ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 70-vjeç. Në sheshin “Skëndërbej” janë ngritur disa stenda, të cilat janë kthyer në qendra vaksinimi.

Të moshuarit po marrin vaksinën kineze “Sinovac”. Ministrja Ogerta Manastirliu ka hapur një video live në rrjetin social Facebook, ku shihet se ka takuar nga afër disa prej tyre për t’i pyetur rreth gjendjes shëndetësore së bashku me kryeministrin Edi Rama.