Mbrëmjen e djeshme Arjola Demiri ishte e ftuar në “Soiree” në "Abc News" me Jonida Shehun për të folur rreth pjesëmarrjes së saj në politikë.

Ajo është në mbështetje të Partisë Socialiste, mirëpo më herët (siç theksoi në emision) ka pasur bindje të djathta. Aktorja tha se është zhgënjyer shumë nga Partia Demokratike pasi ia kanë mbyllur derën disa herë në fytyrë.

“Duke patur një zhgënjim shumë të madh prej ata që kisha mbështetur, ku nuk gjeta asnjë derë të hapur. Unë zakonisht jam prirur që të pëlqej zgjedhjen e prindërve, dhe padashur jam ndikuar. Prita që të më ftonte Partia Demokratike në fakt. Më thirrën dhe më thanë ‘do na japësh votën’, por unë i thashë ‘më vjen keq por votoj në Tiranë’ dhe kam votuar njëherë në jetën time dhe atë votë ja kam dhënë Partisë Demorkatike. Duke qenë se nuk gjeta asnjë derë të hapur për të më mbështetur mua në situatën në të cilën ndodhesha, se i bie jo vetëm interes, që ti kur ke interes për mua vjen më troket në derë dhe ke gjithë mbështetjen e një fare fisi shumë të madh qoftë nga ana e mamit qoftë nga ana e babit. Prita që do më bënin një ftesë por rrethi ishte ngushtuar. Ftesa e Partisë Socialiste ishte që Arjola na duhet një vajzë si ti dhe thashë po menjëherë. Ndërsa Partia Demoraktike kërkoi votën time pasi më kishte mbyllur disa herë derën në fytyrë, një nëne me 3 fëmijë në kushte shumë të vështira”, u shpreh Arjola.




