Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të vijnë 651 mijë vaksina Pfizer në rajon nga Bashkimi Europian.
"LAJM I MIRË në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund", ka shkruar ai në një status në rrjete sociale.

Mirëpo, ky lajm nuk është pritur dhe aq mirë nga disa ndjekës. Ata janë shqetësuar se këto vaksina do të mbulojnë shumë pak % të popullsisë, pasi do të ndahen në 6 vendet e rajonit.
“Në rajon? Domethënë 1 e 10 e tyre, 2 vaksina për njeri, rreth 30.000 persona të vaksinuar. 1.07% të popullsisë. Super arritje!”, i ka shkruar një ndër ndjekësit.
Rana i është përgjigjur duke theksuar se vaksinimi i popullsisë do të bëhet i plotë dhe në afat.
"Po pse 1 e 10 apo se duhet patjeter fjala e keqe sa here flitet per Shqiperine eee? Rajoni ka 6 vende qe ta dish ti dhe e dyta, vaksinimin e popullsise ne do ta bejme te plote e ne afat, do ti s'do ti dhe duan s'duan shqipot qe s'duan!", ka replikuar ai.

