Nga Shqipëria / E Diel 28 Mars 2021, 09:09

Lajmi i ëmbël: Eni Vasili shtatzënë për herë të parë

Moderatorja e njohur Eni Vasili është në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmi i ëmbël është bërë i ditur nga “Ponarama Plus”.

Eni është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës private dhe ndonëse e shohim çdo ditë në ekran është kujdesur që barku i rrumbullakosur mos t’i duket.

Detajet e tjera si muaji i shtatzënisë apo gjinia e bebit nuk dihen ende. Kujtojmë se Eni po shijon dashurinë disavjeçare me inxhinierin e quajtur Armand, i cili ka lënë Londrën për Enin.