Çifti shumë i dashur për publikun, Fero dhe Arbenita do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Modelja është në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe dyshja do të bëhen me vajzë.

Përgjatë këtyre ditëve Arbenita është treguar shumë aktive në rrjete sociale, duke mos i kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur, ndërsa së fundmi ka ndarë me ndjekësit një foto shumë më të vecantë.

Ajo ka publikuar një foto të ekos së bebushes, mirëpo të bërë që në muajin shtator kur ende ishte duke u formuar. Kujtojmë se atëherë askush nuk e dinte për shtatzëninë e Arbenitës.






