Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Mars 2021, 22:10

Vjen në jetë bebushja: Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër për herë të tretë

Çifti shumë i njohur i showbizit janë bërë prindër për herë të tretë. Bëhet fjalë për aktoren shumë të dashur të filmave për fëmijë, Hilary Duff dhe këngëtarin Matthew Koma.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Hilary, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka publikuar një foto familjare ku shihet me të bijën e porsalindur, dy fëmijët e tjerë dhe bashkëshortin. 

Hilary ndodhet brenda në vaskë me të voglën në krahë, të cilës i ka zbuluar dhe emrin. Ata e kanë quajtur Mae James Bair. “Mae James Bair – të duam bukuri. 24 mars 2021", ka shkruar ajo krahas postimit.