Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Mars 2021, 18:06

Humb jetën nga Koronavirusi 21-vjeçari nga Librazhdi, student i mjekësisë

Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga Librazhdi, Emiljano Tola. Ai ishte student në Fakultetin e Mjekësisë.

21-vjeçari, i cili vuante dhe nga astma, ishte shtruar në spital menjëherë pas infektimit me Koronavirus. Ai ka qëndruar 10 ditë i shtruar, por fatkeqësisht nuk e ka fituar dot betejën.

Faqja zyrtare e Fakultetit ka shkruar se ai ishte student i shkëlqyer në vizin e tretë të Mjekësisë së Përgjithshme.

Njoftimi: “Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme.

Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!” 

Burimi: "Abc News"