Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Mars 2021, 12:12

U infektua me Covid, Dafina Zeqiri tregon simptomat që po vuan

Dafina Zeqiri është infektuar me Koronavirus. Lajmin bëri të ditur vetë ajo me anë të një postimi në rrjete sociale ku shfaqej pa make up, e karantinuar në shtëpi.

“Covidi nuk do që unë të bëj foto, por shkofsh në djall Covid”, shkruante Dafina.

Sot këngëtarja ka treguar edhe simptomën që e vuajnë shumë të prekur, humbjen e nuhatjes.

"Është zyrtare...Nuk mund të nuhas asgjë", shkruan Dafina.