Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme zjarrfikësit arritën të gjejnë trupin e 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar në magazinën tek mbikalimi i Kamzës tre ditë më parë. Ishte xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin e nipit të tij, megjithatë trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryhet edhe një ekspertizë e thelluar.
32-vjeçari është gjetur i mbuluar nga rrobat që mund të jenë rrëzuar nga presioni i madh i ujit që kanë hedhur vazhdimisht zjarrfikëset.
Gazetari i “ABC” Ermal Vija raportoi se forcat zjarrfikëse bashkë me oficerët e policisë gjyqësore kanë nisur hetimet e para për të zbuluar edhe shkakun që ka sjellë edhe zjarrin që i mori jetën 32-vjeçarit Arjan Sala.
Ndërkohë sipas autoriteteve dyshohet se vdekja e tij ka ardhur për shkak të asfiksimit, ndërsa theksojnë se trupi është dëmtuar në pjesët e poshtme.
