Nga Shqipëria / E Shtunë 27 Mars 2021, 09:09

Video/ Gjendet gjatë natës trupi i pajetë i heroit, Arjan Sala

Pas një beteje tepër të vështirë me flakët zjarrfikësit kanë mundur që të gjejnë trupin e 32-vjeçarit Arjan Sala, i cili mbeti i bllokuar në magazinën tek mbikalimi i Kamzës tre ditë më parë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se trupi i pajetë i 32-vjeçarit është gjetur orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune, konkretisht rreth orës 01:40.

Ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin e nipit të tij, megjithatë trupi është dërguar në morgun e Tiranës ku do të kryhet edhe një ekspertizë e thelluar.

Sipas një eksperti të shërbimeve zjarrfikësve, ditën e djeshme temperatura në magazinën që digjej kishte shkuar afro 1 mijë gradë, duke e bërë të pamundur shpëtimin e të riut i cili ra në krye të detyrës.