Nga Shqipëria / E Premte 26 Mars 2021, 21:09

'Nuk më do mua?', Rama: Shko përputhu te 'Përputhemi', e patë rrëmujën dje?

Gjatë fjalës së tij, nga Durrësi, kryeministri Rama ka sulmuar sërish Lulzim Bashën për mitingun hapës të fushatës së zgjedhjeve, që PD-ja mbajti dje në sheshin “Nënë Tereza”.

“A e patë cfarë rrëmuje u krijua dje? Uuu, oooo, yyyy, krijo një situatë agresive dhe e padurueshme", tha Rama

Kryeministri bëri edhe disa batuta. “S’e do Edi Ramën? Po pune e madhe fort, po pagën tënde e do? Do të çosh më shumë apo më pak? Nëse s’e do Edi Ramën, kaloje te sporti apo te ato telenovelat turke, ose shko te ajo “Për’puthemi”, përputhu edhe vetë atje. Por ti mos rreziko pagën tënde nëse nuk do Edi Ramën”.