Princ Leka sot feston ditëlindjen dhe ky vit e gjeti të plotësuar me ardhjen në jetë të princeshës së tij Geraldinë.

Në këtë ditë të veçantë Elia ka postuar një foto të Princit me Geraldinën, ku vogëlushja shfaqet në krahët e të atit dhe shkruan fjalët më të ëmbla.

“Princi im i kaltër. Të uroj gëzuar ditëlindjen. Qofsh i lumtur dhe jetofsh gjatë dashuria ime, shoku im i ngushtë, babi më i mirë në botë. Edhe pse nuk e them shpesh, i jam falenderuese Zotit që të solli në jetën time, që po rritemi bashkë, që kemi njëri-tjetrin mbështetje në çdo rrethanë. Të dua shumë, të kam ngrohtësi në zemër. Edhe 100 plot dashuri”, shkruan Elia.



