Ditën e sotme një 60-vjeçar me Koronavirus u gjet i pajetë përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme në Librazhd. Burime për "Abc News" bëjnë të ditur se ai i ka dhënë vetë fund jetës duke prerë damarët.
60-vjeçari ishte infektuar me Koronavirus bashkë me bashkëshorten dhe motrën e tij. Të tre ata po mjekoheshin nga shtëpia për Koronavirusin. Dyshohet se i ndjeri vuante nga depresioni, ndërsa trupi i tij është dërguar në Elbasan për ekspertizë.
Burimi: "Abc News"
