Aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Ajo solli në jetë një vajzë, emrin e së cilës e zbuloi ditën e djeshme.

Eliona i ka vendosur bebushes emrin e bukur Gala. "Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu. GALA ALLIU", shkroi ajo në një postim.

Së fundmi, aktorja ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory ku ka rrëfyer të gjitha emocionet pas ardhjes në jetë të Galës.
Ajo ka shkruar se nuk e përshkruan dot si ndjesi dhe e kap veten disa herë duke qarë teksa e vogla fle. “Eshtë një ndjesi që nuk e përshkruaj dot. E kap veten duke qarë disa herë në ditë teksa e shoh duke fjetur! Nuk paska ndjesi më të pastër e të bukur në botë!”, ka treguar Eliona.

Më tej ajo ka treguar si është ndjerë kur e ka marrë të voglën në krahë. "Oh, nuk di ta shpjegoj. Ishte përtej cdo ndjesie që kemi ndjerë deri më sot! Magji, emocioni më i fortë, kuptimi i jetës dhe i faktit që jemi femra", ka shkruar Eliona.







