Aktori i njohur i humorit Rasim Thaçi, i njohur nga publiku shqiptar si Cima, ka humbur jetën nga Koronavirusi në moshën 70-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga Klinika e Mjekimit Intensiv për Gazetën Express.

Drejtori i mjekimit intensiv, Nehat Baftiu ka treguar për Express se ai po trajtohej aty që prej 13 ditësh dhe se gjendja e tij ishte shumë e rëndë.

“Po sot rreth orës 11:40 ka ndërruar jetë humoristi Cima në Mjekimin Intensiv. Ai ishte i intubuar dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Në mjekimin intensiv ai ka qëndruar për 13 ditë. Gjendja e tij ishte mjaft e përkeqësuar”, ka konfirmuar ai.


