Nga Shqipëria / E Premte 26 Mars 2021, 14:02

Librazhd/ Qytetari me Covid gjendet pajetë në banesë, dyshohet të ketë kryer vetëvrasje

Një 60-vjeçar me Koronavirus është gjetur pa shenja jete përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme në Librazhd.

Gazetari Agim Blloshmi ka raportuar për “Abc News” se bëhet fjalë për Xhevahir Shkurtin.

Deri më tani dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje duke përdorur thikën. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burimi: "Abc News"