Pak ditë më parë opinionisti Arjan Konomi debatoi ashpër me një ndër konkurrentët e 'Përputhen', Kristianin. Ai bëri akuza të rënda ndaj tij, duke thënë se Kristiani u jep konkurrentëve drogë dhe është për t'u arrestuar.

Pas këtij debati Kristiani ka vendosur të largohet përfundimisht nga “Përputhen”. Ai e ka bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instastory.
“Unë dhe miku im Erlind Kapllani vendosim përfundimisht që mos të jemi më pjesë e programit “Përputhen””, ka shkruar mes të tjerash ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Erlindi deklaroi largimin e tij si dhe tregoi arsyet.
Erlind tregoi se ai dhe Kristiani i kishin kërkuar produksionit pak kohë televizive që të sqaronin të vërtetën mbi akuzat për "drogën". Sipas tij, produksioni ua kishte premtuar këtë gjë, mirëpo në fund nuk ua kishte dhënë.
Erlindi shtoi se në momentin që Kristiani ka tentuar të flasë kanë ardhur rojet për ta larguar me forcë.





