Moderatorja Jona Spahiu është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, ajo iu ka mundësuar ndjekësve një bashkëbisedim me bashkëshortin, Frenklin. “Nëse keni halle ua zgjidh Frenkli në këtë rubrikë”, është shprehur moderatorja.

Mirëpo ndjekësit jo vetëm që kanë ndarë hallet me të dhe i kanë kërkuar këshilla, por edhe e kanë pyetur rreth Jonës. Një ndër ta e ka pyetur se çfarë i pëlqen më shumë te ajo.

“Detaji që të pëlqen më shumë te Jona? Përgjigjja të jetë serioze”, ka pyetur ndjekësi/ndjekësja.
“Veshët”, është përgjigjur Frenkli, një përgjigje që është pritur me shumë të qeshura nga Jona.






