Mbrëmjen e djeshme Bearti deklaroi se është ndarë nga Tea për të mos u ribashkuar më kurrë. Ai nuk zbuloi asnjë arsye konkrete, duke i lënë ndjekësit shumë kuriozë.

"Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë", shkroi Bearti.

Po ashtu, Bearti publikoi dhe një shprehje thumbuese ku thuhej "Nuk mund ta fitosh kurrë një argument me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u leverdis dhe dëgjojnë vetëm për t'u përgjigjur".

Së fundmi, Tea ka reaguar ndaj deklaratës së Beartit. Ajo ka publikuar në Instastory një video të fjalimit të politikanes Sarah Hanson Young, e cila mes të tjerash shprehet: “Burrat e vërtetë nuk i shajnë dhe kërcënojnë gratë. Nuk i sulmojnë dhe nuk i bëjnë të ndihen të bullizuara”.
Ajo thotë se këto burra nuk janë të prerë për ta quajtur veten “burrë”.









