Ditën e djeshme në 'Përputhen' u transmetua takimi i Aristelës me Julin. Në këtë takim nuk munguan të qeshurat dhe bisedat e shumta, por pa romancë. Juli u shpreh ndoshta duhet të marrin një person të tretë, pasi asnjëri prej tyre nuk është romantik.

Gjatë bisedës, Juli e pyeti Aristelën pse nuk është martuar akoma. “Të të bëj një pyetje, mos ma merr për keq! 27 vjeçe, me karrierë, vajzë e mirë, nga goja brisk, paraqitja super, pse nuk je martuar akoma?”, i tha ai.

E vënë në siklet Aristela u përgjigj se nuk e ka gjetur ende të duhurin për të hedhur një hap kaq të madh.




