Nga Shqipëria / E Premte 26 Mars 2021, 08:08

Infektohet me Koronavirus, foto nga karatina e Dafina Zeqirit

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Dafina ka publikuar në Instastory një selfie ku shfaqet pa make up, por duket se po e kalon lehtë e karantinuar në shtëpi. “Covidi nuk do që unë të bëj foto, por shkofsh në djall Covid”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Kujtojmë se pak ditë më parë Dafina publikoi një këngë të titulluar “Duro”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. Ajo ka paralajmëruar dhe për një projekt tjetër muzikor “Intrepide” (i patrembur”.