Nga Shqipëria / E Enjte 25 Mars 2021, 20:08

‘Do dalë gjithçka në dritë’, Erlindi largohet përfundimisht nga ‘Përputhen’: Deklarata e tij

Erlind Kapllani është larguar përfundimisht nga “Përputhen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, me anë të një postimi në rrjete sociale.

Konkurrenti ka shkruar se arsyet dhe detajet e largimit të tij do i zbulojë së shpejti. "Sot në fillim të emisionit kam vendosur të largohem përfundimisht nga emisioni “Përputhen”. Arsyet dhe detajet do i publikoj në një video së shpejti ku gjithçka që ka ndodhur do dali në dritë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Erlindi bëri një status ku shprehej se do të largohej nga 'Përputhen' nëse nuk do i kërkonin falje. Arjani akuzoi Kristianin se u jep konkurrentëve drogë dhe përmendi Erlindin se e ka provuar. (Lexo këtu)