Ka nisur sot fushata e zgjedhjeve të 25 Prillit në vend ku në hapje të saj Lulzim Basha kishte një thirrje për të gjithë shqiptarët që të bashkohen me PD-në për të luftuar për të ardhur në pushtet për të sjellë ndryshimin.
Por ajo që është shqetësuese është fakti se ndonëse jemi në kohë pandemie, PD ka mbledhur në shesh qindra simpatizantë. Ndërkohë që shifrat e larta të viktimave dhe të infektuarve nga Covid vazhdojnë (13 viktima dhe 472 raste të reja vetëm sot).
Nga ana tjetër Kryeministri Rama ironizoi Partinë Demokratike për grumbullimin në hapje të fushatës.
“Ndryshe nga herët e tjera jemi këtu për të bërë përpjekjen tonë serioze që ndërkohë që bëjmë detyrën të respektojmë dhe rregullat e kohës.Këtu ka respekt për shtetin, ligjin dhe rregullat që i kemi vënë të gjithë së bashku dhe i kemi pranuar dhe mbi të gjitha njerëzit i kanë pranuar dhe zbatuar ndërkohë që atje nuk ka respekt për shtetin e ligjin”-tha Rama.
