Erjona Kakeli dhe Salsano Rrapi janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. E ftuar sot në "Abc e Mëngjesit", Erjona ka folur si rrallëherë për jetën e tyre private duke zbuluar si Salsano i propozoi për martesë.

“Ma ka bërë propozim tamam kur ka qenë Margi e vogël në vendin tonë të preferuar në Dhërmi. Më thotë hajde ikim, i thash po vajzën si do e lëmë se ishte 6 muajshe. ‘E mban mami’, ma kthen. Si përfundim, shkuam hëngrëm atje, në një moment zbresim poshtë kisha edhe gocën me karrocë dhe shohim vendin që ishte realizuar për një propozim. I them: ‘Po gjynah si i kanë lënë këtu këto mbeturina’. Ndëkohë Salsano më thotë: ‘Mos më prish surprizën’. Unë s’po kuptoja asgjë. Ai ulet dhe më propozon”, tha Erjona.




