Ditën e sotme kanë mbërritur në aeroportin Nënë Tereza 192.000 doza të vaksinës kineze “Sinovac”. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjete sociale.
Ai ka deklaruar se do të vazhdohet menjëherë vaksinimi masiv dhe se objektivi është që 1/2 milionë qytetarë të jenë vaksinuar brenda qershorit.
"O ia dalim, o ia dalim!
Mos dyshoni kurrë që do t’ia dalim. Aeroporti Nënë Tereza - Arrijnë në Tiranë 192.000 dozat e para "Sinovac", për të vazhduar menjëherë dhe pa u ndalur me vaksinimin masiv.
OBJEKTIVI: 1/2 MILIONË QYTETARË TË VAKSINUAR BRENDA QERSHORIT - me përpjekjen për ta tejkaluar këtë afat me 30 ditë", ka shkruar ai.
