Vitin e kaluar aktorja dhe tashmë deputetja Adriana Matoshi bëri publike lidhjen me futbollistin afrikan Keith Groeneveld. Çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe Keith i bën thuajse çdo ditë dedikime aktores.

Nuk mungojnë as surprizat ku së fundmi Keith ka publikuar një video ku shihet duke e surprizuar Adrianën me një trëndafil ndërsa ajo i dhuron një përqafim.

Pak kohë më parë Adriana i ktheu një përgjigje të gjithë kritikave për lidhjen me Keith.

“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, shkroi aktorja.



