Nga Shqipëria / E Enjte 25 Mars 2021, 15:03

Nënë për herë të parë, Eliona Pitarka zbulon emrin e bebushes së porsalindur

Aktorja Eliona Pitarka u bë nënë për herë të parë vetëm pak ditë më parë. Ajo solli në jetë një vajzë, emrin e së cilës e ka zbuluar vetëm së fundmi.

Eliona i ka vendosur bebushes emrin Gala dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Aktorja ka publikuar një foto me të bijën në krahë, shoqëruar me një dedikim të ëmbël.

"Për cdo pranverë qeshin lulet, e mua ketë pranverë më qeshën sytë e tu. GALA ALLIU", ka shkruar ajo.