Ditën e djeshme magazina e qendrës tregtare “Casa Italia” u përfshi nga flakët. Kanë kaluar 24 orë dhe shefi i rojeve, i riu Arjan Sala ende nuk është gjetur.
Familjarët janë shprehur se në momentin që ka konstatuar flakët 30 vjeçari ka shkuar në katin nëntokë të magazinës për të evakuar të gjithë punonjësit.
Tezja e tij ka deklaruar për “Top Channel” se nuk kanë më shpresa ta gjejnë të gjallë por të paktën t’i gjej në trupin.
“Kanë sjellë dy zjarrëfikëse këtu si me qenë duke ujitur lulet. Me hap nja dy vatra të ajroset ambienti, me thy gjithcka aty s'bëhet fjalë se i prishet ndërtesa, interesi dikujt. Jemi të pakënaqur, do Zoti kishim gjet kufomën se jetën s’bëhet fjalë, se 24 orë të rrijë aty e pamundur të shpëtojë. Turp turp! Gjynah djali i nënës. Nuk do lëvizim ku të shkojmë, s’na mban shtëpia brenda", është shprehur ajo.
