Nga Shqipëria / E Enjte 25 Mars 2021, 12:12

Vjen në jetë Jupiter Iris, aktorja e njohur bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur amerikane, Ashley Tisdale dhe bashkëshorti Christopher French janë bërë prindër për herë të parë. Ashley ka sjellë në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me një emër shumë të veçantë: Jupiter Iris.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë aktorja, me anë të një postimi në rrjete sociale. Ajo ka ndarë me ndjekësit një foto duke mbajtur dorën e bebushes.

“Jupiter Iris French mbërriti në Tokë me 23 Mars 2021”, ka shkruar Ashley krahas fotos.