Nga Shqipëria / E Enjte 25 Mars 2021, 11:11

Tiranë/ 30-vjeçari abuzon seksualisht me të miturën, zbardhen detajet: Vajza ishte larguar nga shtëpia pas...

Një 30-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, nën akuzën e përdhunimit të një të miture. Gazetarja Dorjana Bezati ka bërë të ditur për "Ballkan Web" se vajza 15 vjeçe ishte larguar nga shtëpia pas një debati në familje.

Ajo ishte njohur me 30 vjeçarin gjatë këtyre orëve, i cili ishte ofruar për ta ndihmuar. Më pas ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj. Vajza është kthyer në shtëpi pas ngjarjes dhe i ka treguar të gjitha.