Ditën e djeshme magazina e qendrës tregtare "Casa Italia" është përfshirë nga një zjarr i madh. Ndonëse kanë kaluar 16 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga shefi i rojeve, A.Sala, i cili rezulton të ketë mbetur i bllokuar.

Familjarët janë shprehur se në momentin që ka konstatuar flakët 30 vjeçari ka shkuar në katin nëntokë të magazinës për të evakuar të gjithë punonjësit.

Rreth 6 mjete zjarrfikëse të Tiranës kanë shkuar te “Casa Italia” menjëherë sapo kanë marrë njoftimin dhe pas disa orësh i kanë vënë në kontroll flakët. Mirëpo pavarësisht kontrollove, familjarët e shefit të rojeve vazhdojnë të presin një lajm nga ai.
Burimi: "Newsbomb.al"

