Dy ditë më parë opinionisti Arjan Konomi debatoi ashpër me një ndër konkurrentët e 'Përputhen', Kristianin. Ai bëri akuza të rënda ndaj tij, duke thënë se Kristiani u jep konkurrentëve drogë dhe është për t'u arrestuar.

Kristiani u përgjigj se është thjesht çaj për rritje të performancës. "Është çaj që nuk shitet dhe unë e përdor për rritje të performancës. Jam i vetmi që e kam si çaj. E ka përdor dhe Erlindi, ia ka ndjerë efektin. E ka përdorur dhe Antonela. Është caj matcha që nuk të rrit adrenalinën, as pulsin", tha ai, një deklaratë të cilën Konomi nuk e besoi dhe vazhdoi me akuzat e tij.

Së fundmi, Kristiani i është përgjigjur dhe në rrjete sociale. Ai e ka thumbuar publikisht, duke mos lënë gjë pa i thënë.

"Papallagosin që ngjarja të mos kthehet personale por më personale nuk ka ku shkon, se kolektive është jo që jo. Më vjen keq që në frone mediatike shqiptare ulen opinionista kasap që thjesht duan kurban rininë me potencial. Diktator i mendimit!
E dini frikën më të madhe të Arjan Konomit? Mendoni kështu! Armiku më i madh i një libri është zjarri, uji dhe harresa. Frika e tij më e madhe është të harrohet. Jo vetëm që do harrohesh, por edhe nëse do të kujtohesh do të kujtohesh i dështuar. Cfarë dështimi për një opinionist dhe ish-këshilltar ministri me përgjegjësi politike! Republika nuk ndërtohet duke rrëzuar njerëzit pozitiv, por duke i ndihmuar ata.
Në moshën para-adoleshente kur e ndiqja Big-Brotherin e shikoja me admirim, qoftë edhe si një mentor të mundshëm por sa hipnotike qenka media.
Nuk e di fiks se çfarë mund të të ngacmoj kur më shikon. Mbase edhe të ngacmoj diçka që ti e urren në veten tënde apo thjesht një mllef apo antipasti për mua që të buron nga zilia. Pavarësisht të gjithave unë për ty nuk kam zemër të inatosem, por vetëm të të ndihmoj. Dhe është gabim të të respektoj për nga mosha sepse dhe delirantët plaken", ka shkruar Kristiani.






