Nga Shqipëria / E Enjte 25 Mars 2021, 01:01

Pas sherrit me Arjanin, Erlindi bën presion: Kërkoni falje ose largohem nga emisioni

Pas debatit të ashpër në "Përputhen" mes tij dhe Arjanit, Erlindi ka bërë një status ku shkruan se do të largohet nga emisioni nëse nuk i kërkojnë falje.

Arjani akuzoi Kristianin se u jep konkurrentëve drogë dhe përmendi Erlindin se e ka provuar. 

"Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”, tha Arjani.

"Kur u pranova në “Përputhen” mendova se qëllimi i programit ishte shprehja e dashurisë, bashkimi, mbështetja dhe suportimi i çdo tipi sepse çdo njeri ka karakterin e tij dhe kjo duhet respektuar dhe jo t’i ulësh. Por po kuptoj se në vend që të mbështetësh, të motivosh dhe të këshillosh rininë siç i ka lezet një zotërie të vëetetë, ti përpiqesh të:

1.Ofendosh vazhdimisht

2.Të bësh krahasime qesharake

3.T’i ulësh (mbase kjo të kënaq egoizmin dhe të bën të ndihesh më superior).

4.Dhe më e keqja akoma të bësh akuza fallco në studio para gjithë shqiptarëve. Duke pritur opinionet e drejta dhe të matura, ajo çka marrin mbrapsht janë ofendime dhe akuza fallco.

Nuk e pranoj diçka të tillë.

Ose të sqarohet çdo gjë dhe të kërkohet falje publike ose unë dal prej emisioni dhe nuk bëhem pjesë e padrejtësive dhe cënimit", shkruan Erlindi.