Rita Ora merr gjithmonë vëmendjen me postimet e saj në rrjete sociale dhe kështu ka ndodhur edhe sot. Këngëtarja është shfaqur super seksi me një fustan të zi me rripa.

Mirëpo ky fustan duket se nuk i ka pëlqyer shumë mamasë së saj, e cila si çdo nënë tipike shqiptare i ka tërhequr veshin.

“Zemra bre peni holl…”, ka shkruar Vera Ora në komente.

Rita Ora aktualisht ndodhet në Australi, si mentore në sezonin e ri të “The Voice of Australia”.




