Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Mars 2021, 22:10

Sindi dhe Elvisi kapen mat bashkë në makinë

Elvisi u largua nga "Përputhen" pak javë më parë, por vazhdon të jetë shumë i komentuar në rrjete sociale. Së fundmi ish-konkurrentit i kanë publikuar një video ku shihet në makinë me një vajzë.

Fansat e "Përputhen" dyshojnë se vajza në makinën e Elvisit është Sindi dhe veprimi i tij po i shton më shumë dyshimet. 

Elvisi ka ripostuar videon në Instastory dhe ka etiketuar Sindin.

”Sindi ma gjete portofolin? Se kisha lekët e famës brenda”, ka shkruar ish-konkurrenti duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.