Floriana Garo vendosi që të rikthehet sërish në Shqipëri dhe këtë herë për politikën. Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë” me Orinda Hutën, Floriana tregoi se propozimi për të qenë pjesë e selisë blu i kishte ardhur nga Lulzim Basha, i cili i kishte thënë se e sheh më mirë në rolin e zëdhënëses.
"Sigurisht e kisha menduar, përpara se të rikthehesha e kisha menduar, se do isha pikërisht në këtë vendin ku është foltorja e deklaratave dhe unë gati në përditshmëri këtë se kisha menduar. Por e kisha menduar se do isha pjesë e Partisë Demokratike, me dëshirën time për të bërë mirë, për t’u rikthyer dhe për të bërë atë që unë mund të bëj më mirë dhe për të sjell një ndryshim për vendin.
Ka qenë propozim ky rol që unë kam, sigurisht që dëshira ime ka qenë që të rikthehesha për kontriubuar. Ai më ka parë më mirë në këtë rol, ku mund të jepja kontributin tim, duke qenë këtu aq më shumë jam dakord pasi e ndjej që këtë pjesën e imazhit e kam shumë të mirë dhe përcjellës i mesazhit", tha Floriana.
"Mendimi im është që Zoti Basha është një lider Evropian, është një lider shpresëdhënes që e ka treguar veten e tij se çfarë mund të bëjë për shqiptarët, me dy gjërat më trë rëndësihme që kanë ndodhur, futja në NATO dhe liberalizimi i vizave. Ai e ka treguar veten e tij dhe unë pajtetër që besoj se ai do të na çojë drejt Evropës. Sigurisht që është një rrugë e vështirë, sepse ka qenë gjithmonë e tillë. Shqipëria nuk është në atë fazë tashmë, por sigurisht është e arritshme", u shpreh Floriana.
