Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Mars 2021, 21:09

Përplaset nga kamioni, ndërron jetë 30-vjeçarja shqiptare në Itali, la pas një vajzë të vogël

Një 30-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të ndodhur në Itali. Ngjarja ka ndodhur në autostradën A10, në Celle Ligure mbrëmjen e djeshme. 

Mediat italiane bëjnë me dije se vajza është identifikuar si Denada Nerjaku. E reja ka qenë duke ecur me makinën e saj kur është përplasur me një kamion që po vinte në drejtim të kundërt.

30-vjeçarja u dërgua në spitalin Santa Corona në Pietra Ligure me helikopter, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra, duke ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dhe duke lënë pas një vajzë të vogël.

Prokuroria ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin fatal.