Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Mars 2021, 18:06

E rezervuar për familjen, Alketa Vejsiu ndan momentin e veçantë me të atin

Alketa Vejsiu është një nga moderatoret më të dashura nga publiku, por edhe shumë e rezervuar për jetën e saj private. Rrallëherë ndodh që Alketa të publikojë foto të familjarëve.

Megjithatë së fundmi ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar në Instastory një moment me të atin. 

Moderatorja ka bërë sot një xhiro me biçikleta me babain e saj dhe publikoi një video nga ky moment relaksues.

"Babo", shkroi Alketa krah videos duke treguar si i thërret me përkëdheli të atit.