Sinan Hoxha dhe Andrra u bënë prindër për herë të dytë vetëm pak ditë më parë. Andrra solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Ayan.

Familjarët e pritën vogëlushin në shtëpi ditën e sotme. Andrra publikoi pamje në Instastory (Lexo këtu), ndërsa së fundmi ka ndarë me ndjekësit foton më të ëmbël.

Ajo, Sinani, Ansi dhe Ayan kanë pozuar për herë të parë së bashku. Andrra shihet duke u puthur me Sinanin, ndërkohë që mban në krahë të voglin.





