Nga Shqipëria / E Mërkurë 24 Mars 2021, 11:11

Tjetër humbje nga bluzat e bardha, Covidi i merr jetën infermieres nga Librazhdi

Koronavirusi i ka marrë jetën një tjetër infermiereje në Shqipëri. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë.

Viktima është Fatime Poci, e cila është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare.

Njoftimi i plotë:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19.
Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë.
Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.