Çifti shumë i dashur për publikun, Andrra dhe Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë pak ditë më parë. Andrra solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e bukur Ayan.

Së fundmi, familjarët e kanë pritur vogëlushin në shtëpi. Andrra ka publikuar në rrjete sociale foto nga festa ku shihen tullumbacet dhe një buqetë e madhe me lule.

Ajo ka publikuar dhe një letër shumë të veçantë të shkruar nga djali i saj i parë, Ansi. "E dashur mami, faleminderit që më bëre me vëlla! Jam shumë i lumtur, të dua shumë", ka shkruar ai.
Kujtojmë se Ansi i ka vendosur emrin vëllait të tij.







