Së fundmi është përfolur se Ana dhe Arsmi, dy ish-konkurrentë të "Përputhen" janë në një lidhje dashurie.

Ky lajm është konfirmuar sot nga vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.

Ana tregoi gjithashtu se për dy javë do të sjellë një projekt të ri muzikor, duke u shfaqur për herë të parë si këngëtare e duke treguar talentin e saj.

Kujtojmë se në muajin shkurt Ana dhe Arsimi u kapën mat. Dyshja publikuan foto në rrjete sociale dhe në sy ra divani i njëjtë.


