Nga Shqipëria / E Martë 23 Mars 2021, 15:03

Koronavirusi i merr jetën 21-vjeçares në Kosovë

Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze të re, 21 vjeçare në Kosovë. Sipas zëdhënëses së QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, 21 vjeçarja, kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

Po ashtu mësohet se edhe një 41-vjeçare shtatzënë ka humbur betejën me virusin teksa ishte me probleme të tjera shëndetësore.

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.