Çifti i famshëm italian, blogerja Chiara Ferragni dhe reperi Fedez janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur vetë çifti me postimet në Instagram.

Në foton e publikuar Chiara shihet duke e mbajtur vogëlushen në krahë ndërsa Fedez duke i mbajtur dorën.

Çifti i ka vendosur vogëlushes emrin Vittoria, një emër italian që do të thotë “fitore”.

“23 mars 2021. Vittoria jonë”, kanë shkruar Chiara dhe Fedez në postimet e tyre në rrjete sociale.

Chiara dhe Fedez janë prindër edhe të një djali 3-vjeçar të quajtur Leone Lucia.



