Nga Shqipëria / E Martë 23 Mars 2021, 12:12

Konfirmohet mutacioni turk i Covid-19, shkencëtarët: Na erdhi papritur si makth

Shkencëtarët turq kanë konfirmuar dyshimet mbi një mutacion të ri të koronavirusit që ishte shfaqur në këtë vend. Mediat turke i referohen Prof. Dr. Alper ?ener, i cili dha alarmin i pari mbi mutacionin turk të koronavirusit.

“Numri i të prekurve ditorë ka arritur 20 mijë dhe nëse vijojme me këto ritme mund të detyrohemi të mbyllemi sërish”, tha ?ener për mediat turke.

Prof. Dr. Alper ?ener thotë se gjithçka ndodhi papritur dhe numri i të prekurve nga ky mutacion është rritur në mënyrë të menjëhershme.

“Mutacioni i ri është kthyer në një makth për ne”, u shpreh ai, ndërsa ministri i Shëndetësisë konfirmoi se vetëm gjatë ditëve të fundit janë konfirmuar më shumë se 100 000 të prekur në qytetet përreth detit Marmara, ku dyshohet se është edhe epiqendra e këtij mutacioni.