Nga Shqipëria / E Martë 23 Mars 2021, 10:10

'Sot duan të dalin me mua', Fifi tregon si ndryshoi raporti me meshkujt pas dobësimit

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Fifi së fundmi ka zhvilluar një intervistë me fansat në Instagram duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. 

Një prej tyre e pyeti Fifin nëse ka ndryshuar marrëdhënia e saj me meshkujt pas dobësimit dhe këngëtarja tregoi se ka ndryshuar 100%. Ata që më parë e thërrisnin motër, sot duan të dalin me të për ta njohur ndryshe.

“Duke u bazuar tek mentaliteti i shqiptarëve a ka pasur dallim në ofertat e meshkujve drejt teje pas dobësimit”.

“100%. Ka dhe prej atyre që dikur më thoshin motër, sot jo më. Tani duan të dalin me mua të më njohin ndryshe”, ka treguar këngëtarja.