Ermal Mamaqi ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen e në këtë ditë të veçantë nuk munguan urimet, dhuratat e surprizat. Përpos festës madhështore të organizuar nga Ami, Ermali ka treguar se është surprizuar edhe nga stafi.
Përmes një videoje të publikuar në rrjete sociale, Ermali tregon se në mesnatë Ami e kishte gënjyer duke i thënë se ka hyrë dikush në shtëpi dhe kishte frikë. Por producenti dhe artisti nuk e priste që në sallon e priste stafi.

“Në 39 vite për herë të parë mu bë një surprizë”-shprehet Ermali, i cili në video shihet i habitur sapo hyn në sallon dhe sheh pjesëtarët e stafit.

Mbrëmja më pas kaloi me muzikë të luajtur në kitarë dhe sigurisht shumë të qeshura.
