Nga Shqipëria / E Hënë 22 Mars 2021, 21:09

'Tani burri vetëm më vesh, nuk më zhvesh…'

Ka nisur sot nata e parë e sezonit të katërt të spektaklit “Në kurthin e Piter Pan” dhe nisi plot humor. E ftuara e parë ishte aktorja e humorit Delinda Disha, e cila nuk i shpëtoipyetjeve “pikante”, që zgjodhi  t’i përgjigjej me humor. 

"Mua mami më ka thënë që burri jot është stilist të Klani. Po ai të vesh, edhe të zhvesh?", e pyeti një nga fëmijët.

“Shiko zemra ime, unë bashkëshortin tim e kam njohur duke më veshur dhe duke më zhveshur në skenë, sepse ai është kostumograf. Po tani ka bërë pak ftohtë dhe vetëm më vesh, nuk më zhvesh”, u përgjigj Delinda.