Të ftuar në emisionin “Rudina” ditën e sotme kanë qenë të ftuar aktivisti Sazan Guri, sociologia Marsida Simo, botuesja Arlinda Dudaj dhe në një lidhje Skype, Albatros Rexha, për të folur rreth një studimi të fundit sipas të cilit Finlanda është vendi më i lumtur në botë.

Gjatë bisedës me botuesen Arlinda Dudaj, Sazan Guri i bëri asaj një kompliment. Në këto momente ndërhyri Rudina Magjistari, e cila i tërhoqi vëmendjen dhe i tha Gurit se sjellja e tij është seksiste.

Sazan Guri i drejtohet Arlinda Dudajt: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.
Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.
Sazan Guri: Po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.
Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.
