Moderatorja e njohur, Rudina Magjistari është treguar gjithmonë shumë e rezervuar rreth jetës së saj private. Rrallëherë ajo publikon foto familjare në rrjete sociale, ku nga ana tjetër nuk mungojnë postimet rreth punës.

Një ndër këto të rralla herë është kjo e hënë. Rudina ka publikuar një foto të vogëlushes së saj, Mias. Ajo shihet me një çantë shpine që mban emrin e saj.

Ndonëse moderatorja nuk e ka treguar portretin e Mias, duket që ajo është rritur shumë.




